Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK, në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura me to, për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit dhe dhënien e disa rekomandimeve

Me Vendimin nr. 567, datë 07.11.2018, Autoriteti i Konkurrencës, me qëllim rregullimin e tregut të ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura me to, për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, i rekomandoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, midis të tjerave, miratimin e një kuadri të ri ligjor që përcakton në mënyrë të qartë të drejtat e detyrimet e subjekteve që veprojnë në këtë treg.

Nëpërmjet këtij Vendimi u kërkua prej Autoritetit Portual Durrës që brenda një afati 90 ditor të miratojë një rregullore për funksionimin e Terminalit Lindor të Portit Durrës me qëllim funksionimin sipas rregullave të Terminalit.

Ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK, si ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun përkatës, iu rekomandua që të respektojë rregullat e tregut dhe të sillet konform Ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003, Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Në zbatim të vendimit të mësipërm Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë në monitorim sjelljen e ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK për një periudhë 1 vjeçare.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun më poshtë.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });