Për dhënie rekomandimi Entit Rregullator të Energjisë lidhur me kontratën tip për shitblerje të energjisë elektrike ndërmjet OSHEE dhe PPE

Me vendimin nr.527, datë 14.06.2018 “Për dhënie rekomandimi Entit Rregullator të Energjisë lidhur me kontratën tip për shitblerje të energjisë elektrike ndërmjet OSHEE dhe PPE” Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Energjisë, si vijon:

Në kontratën e shitblerjes së energjisë midis OSHEE dhe PPE të pasqyrohen drejt parashikimet ligjore lidhur me afatin e kontratave dhe rregullimin e çmimit duke e orientuar atë drejt kostove reale të investimeve, bazuar në kthimin e arsyeshëm të vlerës së tyre, dhe me një kohëzgjatje të arsyeshme.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content