Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të pasagjerëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines dhe dhënien e disa rekomandimeve

Me vendimin nr. 525, datë 14.06.2018 “Për mbylljen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të pasagjerëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines dhe dhënien e disa rekomandimeve”, Autoriteti i Konkurrencës midis të tjerash i rekomandoi ndërmarrjes Austrian Airlines si ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun përkatës, e cila ka një detyrim të veçantë për t’u sjellë në treg ndaj pasagjerëve të saj për të mos i vendosur ata në kushte të pafavorshme konkurrence, në zbatim të Kodit Ajror.

Në zbatim të vendimit të mësipërm Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë në monitorim sjelljen e ndërmarrjes Austrian Airlines që operon në tregun e transportit ajror për një periudhë 1 vjeçare, duke raportuar pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo 4 muaj.

Gjithashtu i rekomandoi Autoritetit të Aviacionit Civil që në zbatim të Kodit Ajror brenda një afati 90 ditor: të kryejë analizën e çmimeve të aplikuara nga transportuesit ajrorë me pozitë dominuese në treg; të hartojë një metodologji për llogaritjen e kostove të ndërmarrjeve për krahasimin e çmimeve abuzivisht të larta dhe praktikave diskriminuese; të kërkojë nga të gjithë transportuesit ajrorë që të sigurojnë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe të qartë për pasagjerët, i cili duhet të ekspozohet në një mënyrë të dallueshme për pasagjerët; të kërkojë nga organi menaxhues i aeroportit të sigurojë që informacioni i përgjithshëm mbi të drejtat e udhëtarëve të shfaqet në mënyrë të qartë dhe të dukshme brenda aeroportit me qëllim që të sigurojë që pasagjerët e pranishëm në aeroport të informohen për anulimin e fluturimit të tyre dhe për të drejtat e tyre.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });