Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 868, datë 04.03.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë SCAN SHA nga shoqëria Balfin – Balkan Finance Investment Group SHPK.

Ndërmjet shoqërisë Balfin – Balkan Finance Investment Group SHPK dhe 8 shitësve, është nënshkruar dokumenti “Kontratë shitblerje aksionesh”, për blerjen e 100% të aksioneve të shoqërisë SCAN SHA.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje të aktivitetit të palëve në tregun horizontal ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim të pjesës së tregut të shoqërisë target, në tregun e mediave audiovizive në Shqipëri.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë SCAN SHA nga shoqëria Balfin – Balkan Finance Investment Group SHPK.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 868, datë 04.03.2022 në caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.