Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr.858, datë 21.01.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë Voith Hydro Holding Verwaltungs GmbH nga shoqëritë e grupit Voith.
Voith Hydro Holding Verwaltungs GmbH, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Gjermani, e cila furnizon të gjithë komponentët për hidrocentrale të mëdha e të vogla.
JMV Hydro Beteiligungen GmbH, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar ne Gjermani, me objekt aktiviteti blerjen dhe administrimin e aksioneve në Voith Hydro Holding GmbH & Co.KG dhe në Voith Hydro Holding Verwaltungs GmbH.
Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar sepse palët nuk kanë filial apo degë në Shqipëri, duke mos patur asnjë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë Voith Hydro Holding Verwaltungs GmbH nga shoqëritë e grupit Voith.
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 858, datë 21.01.2022 në caa.gov.al