Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, mori Vendimin nr.862, datë 31.01.2022, për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.

Ndërmarrja Vodafone Albania SHA ushtron, ndër të tjera, veprimtari për ofrimin e shërbimit të terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare të tranzituara nga rrjeti i operatorit tranzitues drejt pajtimtarëve të Vodafone Albania.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar një ankesë sipas të cilës ndërmarrja Vodafone Albania SHA ka abuzuar me pozitën dominuese në kuptim të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Në vijim të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 634, datë 04.07.2019 “Për dhënien e disa rekomandimeve AKEP lidhur me dokumentin për këshillim publik “Analizë tregu e telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare, përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare”, AKEP me vendimin nr. 11, datë 16.06.2020, ka përcaktuar operatorin e rrjetit celular Vodafone Albania sh.a, së bashku me operatorët Albtelekom sh.a dhe Telekom Albania sh.a, si sipërmarrës me fuqi të ndjeshme (FNT) në tregun përkatës me shumicë të terminimit të thirrjeve kombëtare në rrjetet celulare.

Për sa më lart, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 862, datë 31.01.2022 në caa.gov.al

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.