Njoftim për shtyp

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
AUTORITETI I KONKURRENCËS

Njoftim për shtyp

Autoriteti i Konkurrencës i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në lidhje me hetimin e thelluar në tregun bankar bën me dije si me poshtë:

Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 592, datë 31.01.2019 “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në sektorin bankar për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo” vendosi hapjen e procedurës së thelluar në tregjet e: depozitave, kredive dhe transfertave bankare, ndaj ndërmarrjeve: Banka Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Banka Intesa San Paolo.

Ky hetim do të realizohet pas gjetjeve të hetimit paraprak të hapur me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në Sektorin Bankar, për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo”, nga ku u konstatua se për këto 4 banka : ka qëndrueshmëri të pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë të lartë përqendrimi në segmente të produkteve, norma shumë të ulëta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spread disa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës (switching cost), komisione të larta për transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimi. Kjo sjellje e ndërmarrjeve nën hetim mund sjellë kufizim të konkurrencës në tregjet përkatëse në kuptim të nenit 4 dhe 9 të Ligjit Nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Objekti i hetimit të thelluar do të jetë vlerësimi i sjelljes së këtyre 4 bankave kryesore sipas klasifikimit të bërë nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me komisionet dhe normat e interesave për tregjet objekt hetimi, si dhe ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 01.01.2016 deri në 31.12.2018.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.