Njoftim për shtyp

Sot, në datë 19.05.2022, në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës, u zhvillua takimi ndërmjet Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës (AK) dhe përfaqësuesve të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, në kuadër të projektit SANECA, i cili ofron mbështetje për përgatitjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo mbështetje, do të ofrohet ndaj Autoritetit të Konkurrencës, si lider i kapitullit 8 të MSA, në lidhje me (i) procesin e negociatave, (ii) hartimin/zbatimin e dokumentave strategjike (përfshi hartim legjislacioni), dhe (iii) përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e negociatave.

Në vijim të diskutimeve, Kryetari i AK iu kërkoi përfaqësuesve të GIZ asistencë në lidhje me forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e procesit të integrimit; procesit të diskutimeve dhe pregatitja për procesin e negociatave; zhvillimit të aftësive raportuese lidhur me procesin e integrimit dhe procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e konkurrencës me acquis të BE-së, etj.

Nga ana e përfaqësuesve të GIZ u shpreh mbështetje e plotë për krijimin e një bashkëpunimi sa më të frytshëm e konkret.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content