Njoftim

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:

Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga pandemia COVID19, duke patur parasysh nevojën e popullatës për të patur akses në vaksina, maska mbrojtëse dhe xhel dizinfektues me nje çmim të arsyeshëm, referuar vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjeksore”; si dhe vendimit nr. 707, datë 23.09.2020 “Për hapjen e Hetimit Paraprak në Tregun e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”,

Komisioni i Konkurrencës, sot më datë 15.10.2020, vendosi:

1. me anë të vendimit nr. 717 vendosi të gjobisë ndërmarrjet “CFO Pharma” SHPK, “Delta Pharma – AL” SHPK, “Pharma One” SHPK, “Intermed” SHPK, “Alfarmakos” SHPK, “Trimed” SHPK, “Megapharma” SHPK, “Evita” SHPK, “IMI – Farma” SHPK, “Fufarma” SHA, “Medicamenta” SHPK, “Mini Invest Albania” SHPK, “Delta Med” SHPK, “O.E.S Distrimed” SHPK, “Montal” SHPK, “MSE” SHPK, “Farma Net Albania” SHPK, “Tresi – Farm” SHPK, “Incomed” SHPK, “Florifarma” SHPK, “Lekli” SHPK, “Dial – ALB” SHPK, “Sirol 2008” SHPK, “Aquila Group” SHPK, të cilat operojnë në tregun e shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore, për mos zbatimin e masës së përkohshme të VKK nr. 685, datë 18.03.2020

Vendimi nr. 717, datë 15.10.2020

2. me anë të vendimit nr. 715, vendosi marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes “MEGAPHARMA” SHPK në tregun e tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore si vijon: “Ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” detyrohet të furnizojë të gjitha depot dhe farmacitë e tjera, dhe jo vetëm rrjetin e farmacive “Orange”, me vaksinën “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”.”

Vendimi nr. 715, datë 15.10.2020

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content