Autoritetet Shqiptare dhe Kosovare të Konkurrencës organizojnë një tryezë pune të përbashkët

Prizren, Maj 2012 – Autoritetet e mbrotjes së konkurrencës, të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë organizuar një tryezë pune të përbashkët për të diskutuar mbi eksperiencat reciproke për zbatimin e legjislacionit dhe praktikën e punës në këto dy vende.
Në këtë takim morrën pjesë Kryetarja e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës Znj.Lindita Milo, Kryetari i Autoritetit Kosovar për Konkurrencën, Z.Ahmet Krasniqi, si dhe komisionerë, drejtues e ekspertë të të dy institucioneve. Kjo tryezë pune është në vazhdën e bashkëpunimit të dy insitucioneve homologe për të nxitur një treg me konkurrencë sa më të lirë e efektive në të dy vendet. Qëllimi i ketij takimi ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira në zbatimin e legjislacionit përkatës.
Midis dy institucioneve të mbrojtjes së konkurrencës është ndërtuar një marrëveshje e bashkëpunimit, e cila ka shërbyer si baza e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis tyre si në nivel ekspertesh ashtu edhe ne nivel të Komisionit vendimmarrës.
Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, nga ekspertet e Autoritetit Shqiptar të Konkurrences, u realizuan prezantimet e ekperiencës së fituar gjatë proceseve të rishikimi gjyqësor të vendimeve të Komisionit të Konkurrencës, si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin ligjor dytësor të konkurrencës. Në mënyrë më specifike u prezantuan rregulloret e përjashtimeve në bllok të marrëveshjeve vertikale dhe praktikave bashkrenduese në sektoret e : mjeteve motorike, sigurimeve dhe transportit ajror
Gjithashtu, kjo tryezë u karakterizua nga shkembimi i mendimeve për rastet konkrete që ishin objekt pune për të dy institucionet, bazuar në  argumentat teorike të doktrines së konkurrencës si dhe u sollën shëmbuj nga praktikat më të mira të identifikuara në rrjetet ndërkombëtare të konkurrencës.
Në konkludim kryetarët e të dy institucioneve identifikuan vlerën e shtuar të këtij aktiviteti, i cili përbën një instrument shume efikas për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës si një institucion i ri dhe me më pak eksperiencë në zbatimin e së drejtës së konkurrencës në Kosovë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content