Përftimi i kontrollit të shoqërisë EUROSIG SHA nga shoqëria EURO-ALBA-EA SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 74 prot. i AK, datë 17.01.2024 “Njoftim ndryshim pjesëmarrje influencuese dhe përftim kontrolli, dërgim i Formularit të njoftimit të përqendrimit”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë EUROSIG SHA dhe ndryshimin e pjesëmarrjes së aksionarëve ekzistues të kësaj shoqërie.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

EURO-ALBA-EA SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt të aktivitetit të saj tregtimin e artikujve ushqimorë, industrialë, import-eksport të mallrave, transportim i mallrave dhe pasagjerëve në linja urbane dhe ndërkombëtare, veprimtari në fushën e turizmit, të investimeve themelore duke marrë pjesë me mjetet e veta, veprimtari në fushën e prodhimit dhe të tregtisë së bukës dhe të prodhimeve të tjera ushqimore, shfrytëzim / tregtim dru zjarri e lëndë druri, materiale ndërtimi, tregtim çimento e gëlqere; prodhim, përpunim, mobilim dhe tregtim të prodhimeve, mallrave e materialeve duralumini, plastike, druri e guri, të materialeve të ndërtimit etj.

EUROSIG SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit dhe ri sigurimit, nëpërmjet përgatitjes, ofrimit, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave të sigurimit “Jo-Jetë”, sipas termave dhe klasave të përcaktuara në Ligjin Nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe ri sigurimit”, akteve të tjera normative dhe për të cilat është e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me licencën Nr. 7/2004, datë 22.06.2012.

EUROSIG SHA përpara transaksionit zotërohej: 58.207% nga z. Kadri Morinaj, 15.819% nga z. Xhevdet Morina, 0.281% nga z. Ylli Merkaj dhe 25.693% nga shoqëria EURO-ALBA-EA SHPK.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.