Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 19.03.2024, me Vendimin nr. 1064, datë 19.03.2024 vendosi miratimin e Raporti Vjetor mbi veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023 dhe prioritetet kryesore për vitin 2024.

Gjithashtu Komisioni i Konkurrencës mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i propozuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët nga shoqëritë Miele Beteiligungs-GmbH (Interational Steel Co. S.p.A) dhe Metall Zug AG (Belimed AG dhe Belimed Life Science AG), me kontroll të vetëm nga Miele.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve  të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë  ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, Perutnina Ptuj Albania SHPK dhe përfitimi i kontrollit nga kjo e fundit mbi shoqëritë Driza SHPK, Fresh Chicken Albania 2019 SHPK, Industria Foragjere (VEAF) SHA dhe biznesin e shoqërisë Euro Alb 2009 SHPK.

Transaksioni i propozuar nuk do të rritë fuqinë e tregut të ndonjërës nga palët pjesëmarrëse në transaksion dhe pritet të mos sjell probleme për konkurrencën për sa i përket efekteve horizontale dhe vertikale.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1065, datë 19.03.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët nga shoqëritë Miele Beteiligungs-GmbH (Interational Steel Co. S.p.A) dhe Metall Zug AG (Belimed AG dhe Belimed Life Science AG), me kontroll të vetëm nga Miele dhe me Vendimin nr. 1066, datë 19.03.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, Perutnina Ptuj Albania SHPK dhe përfitimi i kontrollit nga kjo e fundit mbi shoqëritë Driza SHPK, Fresh Chicken Albania 2019 SHPK, Industria Foragjere (VEAF) SHA dhe biznesin e shoqërisë Euro Alb 2009 SHPK.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });