Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm të shoqërisë Fortenova Group MidCo B.V. dhe tërthorazi i Fortenova Group nga shoqëria Open Pass Limited.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.746 prot., i AK, datë 28.12.2023, “Përqendrimi nëpërmjet fitimit të kontrollit të vetëm të Fortenova Group MidCo B.V. nga shoqëria Open Pass Limited -Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e synuar.

Referuar “Marrëveshje për mbështetjen e transaksionit”, palët janë:

-Open Pass Limited  është një shoqëri holding, e themeluar sipas legjislacionit të Maltës, pjesë e Grupit PV, i cili është aktiv në furnizimin me shumicë të frutave dhe perimeve; tregtimin, importin dhe furnizimin me gaz natyror; si dhe në fushën e transportit hekurudhor në Kroaci etj.

Grupi PV nuk është prezent në Shqipëri dhe nuk ka realizuar të ardhura nga shitja e mallrave dhe shërbimeve.

Target: Fortenova Group MidCo B.V. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar sipas legjislacionit të Hollandës, e cila operon si shoqëri financiare holding.  Target së bashku me shoqëritë nën kontrollin e saj të drejtpërdrejtë apo të tërthortë përbëjnë Grupin Fortenova.

Grupi Fortenova ka si veprimtari kryesore të tij: prodhimin e frutave dhe perimeve të freskëta, drithërave, si dhe funksionimin e fermave të bagëtive;  prodhimin dhe furnizimin e ushqimeve të përpunuara, si vajra ushqimorë, margarinë, majonezë, djath dhe produkte mishi; furnizimin me pakicë të mallrave të konsumit të përditshëm ushqimor dhe jo ushqimor etj.

Grupi Fortenova realizon të ardhura në Shqipëri  nëpërmjet shitjes së produkteve: vajra ushqimorë, mish i përpunuar, erëza / salca të ftohta, pije joalkoolike, salca për bukën, yndyrë perimesh, pije me bazë kakao, salca ëmbëlsirash, yndyrna bimore etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content