Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 25.01.2024, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ILI (Highlands PSH) Limited nga shoqëria Statkraft UK Ltd.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët në shoqërinë MidOcean Holdings II L.P dhe indirekt në shoqërinë MidOcean Energy, LLC nga shoqëritë Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company, LLC..
Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar si rrjedhojë, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1050, datë 25.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ILI (Highlands PSH) Limited nga shoqëria Statkraft UK Ltd. dhe me Vendimin nr. 1051, datë 25.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët në shoqërinë MidOcean Holdings II L.P dhe indirekt në shoqërinë MidOcean Energy, LLC nga shoqëritë Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company, LLC.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.