Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 25.01.2024, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ILI (Highlands PSH) Limited nga shoqëria Statkraft UK Ltd.
  2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët në shoqërinë MidOcean Holdings II L.P dhe indirekt në shoqërinë MidOcean Energy, LLC nga shoqëritë Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company, LLC..

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve  të palëve në nivel kombëtar si rrjedhojë, transaksioni i synuar nuk do të sjellë  ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1050, datë 25.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ILI (Highlands PSH) Limited  nga shoqëria Statkraft UK Ltd. dhe me Vendimin nr. 1051, datë 25.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët  në shoqërinë MidOcean Holdings II L.P dhe indirekt në shoqërinë MidOcean Energy, LLC nga shoqëritë Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company, LLC.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Vendimin Nr.1050

Shkarko Vendimin Nr.1051

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });