Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Enerfin Sociedad de Energia SL nga shoqëria Statkraft European Wind and Solar Holding AS.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 688, datë 05.12.2023 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, ku jemi njoftuar, nga përfaqësuesi ligjor, Boga& Associates se shoqëria Statkraft European Wind and Solar Holding AS synon të blejë kuotat e shoqërisë Enerfin Sociedad de Energia SL dhe filialeve të saj.

Referuar marrëveshjes, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Statkraft European Wind and Solar Holding AS është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Norvegjisë. Aktiviteti i shoqërisë kufizohet në zotërimin e kuotave/aksioneve (direkt ose indirekt) në shoqëritë që zotërohen tërësisht ose pjesërisht nga Grupi Statkraft.

Grupi Statkraft  është  prezent në Shqipëri përmes dy filialeve të saj, Statkraft Renewables Albania SHPK dhe Devolli Hydropower SHA, të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Pala shitëse: Elecnor SA është një shoqëri spanjolle, e organizuar sipas legjislacionit të Spanjës, e cila e ka filluar aktivitetin e saj në inxhinieri, projekt, ndërtim, montim, riparim, mirëmbajtje dhe konservim të të gjitha llojeve të punimeve dhe objekteve të çdo lloji apo natyre. Ndërtimi i rrjeteve elektrike dhe telekomunikacionit, etj.

Shoqëria Target:  Enerfin Sociedad de Energia SL është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar sipas legjislacionit të Spanjës. Objekt i saj i aktivitetit është: a) Promovimi, menaxhimi dhe administrimi i shoqërive të të gjitha llojeve, industriale, bujqësore, tregtare apo shërbime dhe pjesëmarrja në shoqëri që tashmë ekzistojnë ose krijohen, qoftë nëpërmjet organeve drejtuese, qoftë nëpërmjet pronësisë së aksioneve apo pjesëmarrjeve. Këto operacione mund të kryhen edhe në emër të palëve të treta. b) blerja ose nënshkrimi i aksioneve ose të pjesëmarrjeve në shoqëri të dedikuara për veprimtari biznesi, tituj të cilët janë renditur në bursë ose jo, për llogari të tyre.

Shoqëria target dhe filialet e saj nuk kanë prezencë ligjore dhe nuk realizojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.