Rasti: Përftimi i kontrollit nëpërmjet blerjes së kapitalit aksionar të Simon & Schuster (UK) Ltd dhe Simon & Schuster, Inc. nga Century DE Buyer LLC dhe Century UK Buyer Ltd.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.486 prot., i AK, datë 06.09.2023, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumentave”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar nga shoqëritë Century DE Buyer LLC, Century UK Buyer Limited, mbi blerjen e aksioneve të shoqërive Simon & Schuster, Inc. dhe Simon & Schuster (UK) Limited.

Referuar dokumentit “Marrëveshje e blerjes së aksioneve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Blerësi 1: Century DE Buyer LLC është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në shtetit Delaware.

Blerësi 2: Century UK Buyer Limited është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit.

Century DE Buyer LLC dhe Century UK Buyer Ltd zotërohen indirekt nga KKR & Co.Inc., e cila është një firmë globale investimesh që ofron menaxhim alternativ të aseteve, si dhe tregje kapitali dhe zgjidhje sigurimesh. KKR sponsorizon fondet e investimeve që investojnë në kapital privat, kredi dhe asete reale dhe ka partnerë strategjikë që menaxhojnë fondet mbrojtëse.

Shitësi 1: French Street Management LLC është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Delaware.

Shitësi 2: CBS Publishing UK Holdings Limited është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit.

Target 1: Simon & Schuster (UK) Limited, është një shoqëri e krijuar sipas legjislacionit të  Mbretërisë së Bashkuar me aksioner të vetëm shoqërinë CBS Publishing UK Holdings Limited.

Target 2: Simon & Schuster, Inc. është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Nju Jorkut me aksioner të vetëm shoqërinë French Street Management LLC.

Target janë shoqëri botuese ndërkombëtare të angazhuara kryesisht në botimin dhe shitjen e librave komercialë në gjuhën angleze për klientët me shumicë dhe pakicë.

Simon & Schuster ka gjeneruar xhiro në Shqipëri përgjatë vitit 2022.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content