Në daten 7.05.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, (në vijim Ministria), i perfaqsuar nga Titullari i tij, Z.Genc RULI, e cila ka objektiv kryesor garantimin e transaksioneve të drejta dhe transparente ndërmjet shtetit, veprimtarive të biznesit dhe konsumatorit, si dhe drejton, organizon, bashkërendon veprimtaritë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikqyrjen e tregut, si dhe bën të mundur evidentimin dhe parandalimin e praktikave të tregëtisë së pandershme.
Objekti i kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i informacionit për një zbatim sa më të mirë dhe efikas të ligjeve organike respektive.
Ministria angazhohet të përfshijë Autoritetin në procesin e përgatitjes dhe të diskutimit të akteve ligjore dhe nënligjore brenda fushës së saj të veprimit dhe përpara fillimit të procedurave të miratimit.
Autoriteti dhe Ministria do të publikojnë dhe/ose shkëmbejnë zyrtarisht të dhëna dhe informacione, në masën që lejojnë dhe detyrojnë ligjet ku bazohet ky memorandum, duke respektuar në çdo rast karakterin e tyre konfidencial, dhe që kanë të bëjnë me problemet e konkurencës në treg.Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.