Njoftim paraprak ne lidhje me draft-paketen ligjore per “Kontrollin e perqendrimeve”

Autoriteti i Konkurrencës referuar eksperiencës së fituar në shqyrtimin e rasteve të përqendrimeve, kuadrit të ri rregullator të Bashkimit Europian, udhëzuesit për praktikat më të mira në “kontrollin e sjelljes” në një procedurë përqendrimi në Bashkimin Evropian, ndërmorri me nismën e tij, amendimin e akteve nënligjore për kontrollin e përqendrimeve, duke i përfshirë ato në një paketë të vetme.

Draft-paketa përbëhet nga:
1. Rregullorja “Për zbatimin e procedurave të njoftimit të përqendrimeve”
2. Udhëzuesi “Mbi formën e plotë të njoftimit të përqendrimit” shoqëruar me Formularin “Mbi formën e plotë të njoftimit të përqendrimit”, pasqyruar Aneksi I
3. Udhëzuesi “Mbi formën e thjeshtuar të njoftimit të përqendrimit” shoqëruar me Formularin përkatës, të pasqyruar në Aneksin II
4. Udhëzuesi “për vlerësimin e përqendrimeve horizontale”

Draft paketa ka karakter shpjegues dhe synon të përmirësojë dhe lehtësojë procedurat që ndjekin ndërmarrjet kur njoftojnë një përqendrim në Autoritetin e Konkurrencës. Gjatë hartimit të saj, është mbajtur parasysh që të mos ketë mbivendosje apo tejkalim të kompetencave të dispozitave të parashikuara në Ligj, si dhe të jetë në përputhje dhe plotësisht e përafruar me Rregulloren (EC) Nr 139/2004, datë 20 Janar 2004, rregulloren (EC) No 802/2004, datë 7 Prill 2004 “Mbi kontrollin e përqendrimeve ndërmjet ndërmarrjeve”, si dhe Udhëzimin “Për vlerësimin e përqendrimeve horizontale” në zbatim të rregulloreve të mësipërme.

Autoriteti i Konkurrencës ju fton të shprehni opinionet tuaja lidhur me draft-paketën e paraqitur deri më datë 22 dhjetor 2007, në adresat:
RR. Sami Frashëri, nr 4, kati IV, Tiranë
Email: competition@caa.gov.al
Fax: 04 234 497
Tel 04 234 504/ext 226

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.