Programi i Përpuethshmërisë

Autoriteti i Konkurrencës, së fundi, ka hartuar një broshurë informuese “Programi i Përpuethshmërisë me Rregullat e Konkurrencës” (draft), i cili përmban informacion të përgjithshëm dhe udhëzime për zbatueshmërinë e legjislacionit në fushën e konkurrencës.

Ky program ka si qëllim përforcimin e mjeteve zbatuese dhe mbrojtëse që përdoren nga institucioni për promovimin e përputhshmërisë, me synim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive dhe sigurimin e një mjedisi konkurrues dhe efiçent në treg.

Programi i Përpuethshmërisë me rregullat e konkurrencës përshkruan qasjen që ndjek Autoriteti i Konkurrencës për zbatimin e ligjit nr. 9121/2003 i ndryshuar duke shpjeguar edhe parimet bazë si: Parimi i Konfidencialitetit, Parimi i Objektivitetit, Parimi i Respektimit dhe Parimi Transparencës.

Ky program i nxit ndërmarrjet, të cilat i nënshtrohen zbatimit të ligjit të konkurrencës, që të hartojnë programe që pajtohen vullnetarisht në implementimin e tij, në mënyrë që të parandalojnë shkeljen e dispozitave të konkurrencës. Megjithatë theksojmë se hartimi i programeve vullnetare të përpuethshërisë nuk garanton imunitet nga gjobat ose nuk mund të garantojë rrethana lehtësuese në rast se ndërmarrja angazhohet në sjellje që bien ndesh me dispozitat e konkurrencës.

Me shpërndarjen e kësaj broshure informuese, Autoriteti Konkurencës inkurajon ndërmarrjet që të investojnë burimet e nevojshme për të pasur një program të besueshëm përputhshmërie, i cili do t’i ndihmojë të kuptojnë sesi përputhshmëria me rregullat e konkurrencës mund të jetë një investim fitimprurës për ato. Zbulimi dhe parandalimi i shkeljeve të ligjit antitrust mbetet fokusi kryesor i programeve të përputhshmërisë. Synimi i një programi të përshtatshëm është të sigurojë që një ndërmarrje të veprojë sipas standardeve ligjore dhe etike.

Kjo broshurë informuese është dërguar pranë palëve të interesit dhe Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të komenteve apo sugjerimeve. Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.