Mbi hartimin e Draft-Rregullores “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”

Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, ka hartuar draft–rregulloren “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”, qëllimi i së cilës është përjashtimi nga ndalimi i kategorive të marrëveshjeve të cilat kanë si objekt ose pasojë e transferimin e teknologjisë, në zbatim të nenit 6 të ligjit nr. 9121/2003.

Draft-rregullorja është përafruar plotësisht me acquis të BE, më konkretisht me rregulloren nr. 316/2014, datë 21.04.2014, të Komisionit Europian “Për zbatimin e nenit 101(3) të Traktatit për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”, (32014R0316) (OJ L 93, 28.3.2014, p. 17–23).

Draft-rregullorja ka në fokus sigurimin e konkurrencës efektive dhe siguri ligjore për ndërmarrjet, duke përcaktuar marrëveshjet e transferimit të teknologjisë të cilat përjashtohen nga ndalimi, vlerësimi i ndikimit të tyre në tregun përkatës si dhe evidentimi i rasteve kur këto lloj marrëveshjesh nuk përjashtohen.

Draft-rregullorja u është dërguar palëve të interesit dhe Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të komenteve apo sugjerimeve.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content