Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës (5 dhjetor 2024) dhe në vijim të aktiviteteve që Autoriteti i Konkurrencës zhvillon për promovimin e kulturës së konkurrencës u zhvillua një workshop me studentët e Fakultetit të Ekonomise, Universiteti i Tiranës.
Në këtë workshop u prezantuan tre punime të Auoritetit të Konkurrencës;
- Roli i Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, i cili u prezantua nga Kryetari i Autoritetit, z. Denar Biba;
- Analiza e konkurrencës dhe struktura e tregjeve, prezantuar nga zj. Dhurata Skënderi, Drejtore e Drejtorisë së analizës dhe metodologjisë së tregjeve;
- Analiza ekonomike në rastet e abuzimit me pozitën dominuese, prezantuar nga zj. Mimoza Kodhelaj, Drejtore e Drejtorisë së mbikqyrjes së tregjeve prodhuese.
Gjatë prezantimeve, u trajtuan çështje të ndryshme të fushës së konkurrencës dhe rëndësia e promovimit të saj për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës patën mundësinë të dëgjojnë më shumë rreth proceseve të monitorimit dhe zbatimit të ligjit të konkurrencës, procedurave hetimore ne rastet e marreveshjeve të ndaluara dhe abuzimit me poziten dominuese.
Aktiviteti, i cili u përshëndet edhe nga ana e Dekanit të Fakultetit Ekonomik, z. Bernard Dosti, ngjalli shumë interes tek studentët, ç’ka ndihmon në krijimin e një sinergje shumë pozitive ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës si institucion i pavarur dhe botës akademike.