Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim paraprak Bankat e nivelit të dytë

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim paraprak Bankat e nivelit të dytë për abuzim me pozitën dominuese për produktin “sigurimi i jetës për kredi”

Autoriteti i Konkurrencës, pas marrjes së një ankese hapi procedurën e monitorimit në tregun e sigurimit të jetës për kredi. Më tej, Komisioni i Konkurrencës pasi vlerësoi ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme të cilat kërkojnë hetim të mëtejshëm të mënyrës sesi bankat e nivelit të dytë procedojnë me ndarjen e këtij produkti, shqyrtoi në mbledhjen e datës 07.11.2024 propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg.

Pas vlerësimit të raportit të paraqitur nga sekretariati i konkurrencës u vlerësua se  përqindja e ndarjes së tregut të sigurimit të jetës për kredi, nuk reflekton as afërsisht pjesën e tregut në total që secila nga shoqëritë e sigurimit të jetës zotëron ç’ka mund të jetë pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues duke bërë që klientët (kredi marrësit) mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata.

Sjellja e bankave në tregun e sigurimit të jetës për kredi mund të sjellë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1130, datë 07.11.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi.

Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 7 Nëntor 2021 deri në 7 Nëntor 2024.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.