Rasti: Rasti i përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way Doo nga shoqëria Nelt Co. Doo Beograd dhe përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way nga shoqëria Neregelia.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.436 prot., i AK, datë 28.07.2023, “Njoftim Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way Doo nga shoqëria Nelt Co. Doo Beograd dhe përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way nga shoqëria Neregelia.

Referuar dokumentit “Kontratë Shitblerje”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala Blerëse:

Blerësi 1: Nelt Co. Doo Beograd, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës së Serbisë, me objekt aktiviteti: shitjen me shumicë të sheqerit, çokollatave dhe ëmbëlsirave. Shoqëria Nelt Co. Doo Beograd është pjesë e Grupit Nelt.

Grupi Nelt ka një filial në Shqipëri, shoqërinë Nelt SHPK, i cili është në pronësi të plotë të Neregelia Trading Limited, shoqëria mëmë e Grupit Nelt.   

Blerësi 2: Neregelia është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Malit të Zi, me objekt aktiviteti: shitja me shumicë e parfumeve dhe produkteve kozmetike.

Blerësit 1 dhe 2 i përkasin dhe operojnë brenda grupit të shoqërive Nelt.

Pala shitëse: Prelimio Holdings Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Qipros.

Shoqëritë Target:

  • Target 1: D Way Doo është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës së Serbisë, me objekt aktiviteti: shitjen me shumicë të sheqerit, çokollatave dhe ëmbëlsirave.
  • Target 2: D Way është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Malit të Zi, me objekt aktiviteti: shitjen me shumicë të sheqerit, çokollatave dhe ëmbëlsirave.

Target 1 dhe 2 nuk janë prezent dhe nuk gjenerojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content