Rasti: Rasti i krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë KONČAR – Electrical Industri Inc.  dhe  Siemens Energy Holding B.V.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 543 prot. i AK, datë 09.08.2024 “Përqendrimi me krijimin e një sipërmarrje të përbashkët, të krijuar prej KONČAR – Elektroindustrija d.d. dhe Siemens Energy Holding B.V. – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë KONČAR – Elektroindustrija d.d. za proizvodnju i usluge dhe Siemens Energy Holding B.V.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala 1: KONČAR – Electrical Industri Inc.[1] është një shoqëri aksionare, e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Kroacisë, e cila shërben si shoqëria mëmë e Grupit KONČAR. Grupi KONČAR operon në fushën e sektorit të energjisë, mjeteve hekurudhore dhe infrastrukturës, me një fokus të madh në teknologjitë e gjelbra dhe digjitale, si dhe zhvillimin dhe inovacionin e brendshëm.

Në Shqipëri Grupi KONČAR është aktiv përmes dy degëve:

  1. KONČAR – Electrical Industry Inc. for manufacturing and services – degë e shoqërisë së huaj, me objekt aktiviteti; Veprimtari e arkitekturës, inxhinierisë dhe këshillave teknike. Aktivitete me kompjuter dhe të ngjashme. Prodhimi i pajimeve të tjera elektrike. Prodhimi i kompjuterëve dhe pajimeve të tjera për përpilimin e shënimeve. Ndërtimi, projektimi dhe mbikëqyrja në ndërtim. Punët në instalime. Tregtia me automjete dhe riparim i automjeteve. Tregtia me pakice në shitoret e jo specializuara, shitja e prodhimeve jetësore, etj.
  2. DALEKOVOD D.D – Degë e shoqërisë së huaj, me objekt aktiviteti: Projektimi, prodhimi, inxhinieria dhe ndërtimi i linjave të transmetimit të tensionit të lartë deri në 1000 KV, nënstacionet dhe impiante të ndërrueshme deri në 500 KV, strukturat e çelikut dhe metaleve antenat dhe shtyllat e rrufepritëseve, shtyllat e autostradës dhe të rrugës, armaturat për linjat e transmetimit të tensionit të lartë mbi tokë, kabllot nëntokësore deri në 220 KV, elektrifikimi i hekurudhave.

Pala 2: Siemens Energy Holding B.V është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Holandës, e cila operon si pjesë e grupit Siemens Energy. Grupi Siemens Energy ka selinë në Gjermani dhe operon në katër fusha kryesore të biznesit: shërbimet për gazin, teknologjitë e rrjetit (grid technologies), transformimin e industrisë dhe energji të rinovueshme, nëpërmjet Siemens Gamesa Renewable Energy.

Grupi Siemens Energy është aktiv në sektorin e energjisë duke ofruar produkte  dhe shërbime në teknologjitë e energjisë tradicionale dhe të rinovueshme, teknologjinë e rrjetit, ruajtjen e energjisë dhe zgjidhjet për elektrifikimin e proceseve industriale.

Grupi Siemens Energy nuk ka filiale të regjistruara në Shqipëri.

Ndërmarrja e përbashkët (SP), KONČAR – Transformer tanks Ltd. është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 09.10.2023, sipas legjislacionit të Kroacisë e regjistruar në Regjistrin e Gjykatës Tregtare në Zagreb, me objekt aktiviteti kryesor: – prodhim konstruksionesh metalike dhe pjesëve të tyre.

Sipërmarrja e përbashkët do të jetë me funksione të plota, e cila do të operojë në prodhimin dhe shitjen e tankeve (mbajtësve/kontenierëve) për transformatorë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

[1] Emërtesa ligjore në gjuhën kroate është KONČAR – Elektroindustrija d.d za proizvodnju i usluge

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content