Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm të shoqërive GARANTI BANK SA dhe MOTORACTIVE IFN SA nga shoqëria RAIFFEISEN BANK SA. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 408 prot., i AK, datë 24.04.2026, “Njoftim Përqendrimi”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të vetëm të shoqërive GARANTI BANK SA dhe MOTORACTIVE IFN SA nga shoqëria RAIFFEISEN BANK SA.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: RAIFFEISEN BANK SA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit rumun, pjesë e Grupit Raiffeisen Bank International.

Grupi RBI ofron shërbime universale bankare dhe financiare përmes disa degëve në Evropën Qëndrore dhe Lindore, si edhe shërbime të tjera financiare në fushën e qirasë, menaxhimit të aseteve etj.

Grupi RBI është prezent dhe realizon të ardhura në Shqipëri përmes RAIFFEISEN BANK SHA.

Shitësit:

Garanti Holding B.V. dhe G Netherlands B.V.  janë shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, të themeluara sipas ligjeve të Holandës.

Target :

GARANTI BANK SA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit rumun.

MOTORACTIVE IFN SA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit rumun.

Motoractive Multiservices S.R.L. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Rumanisë, një degë plotësisht në pronësi të MOTORACTIVE IFN SA.

Shoqëritë target nuk janë prezente dhe nuk realizojnë xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content