Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërive Statkraft Windenergie GmbH & Co.KG dhe Eoliennes Suroit SNC nga shoqëritë Statkraft Germany GmbH, Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH dhe Statkraft Renouvelables Sasu.

Me shkresën nr. 457, datë 23.08.2023 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, jemi njoftuar mbi përftimin e kontrollit të Fermave Gjermane dhe Fermave Franceze nga shoqëritë Statkraft Germany GmbH, Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH dhe Statkraft Renouvelables Sasu.

Referuar dokumentit “Marrëveshje Shitblerje”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse:

Blerësi 1: Statkraft Germany GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti: blerja, veprimtaria holding, administrimi dhe shitja e aksioneve në shoqëri të tjera dhe kryerja e të gjitha aktiviteteve të ndërlidhura me to.

Blerësi 2: Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti: blerja, shitja dhe administrimi i aksioneve të shoqërisë.

Blerësi 3: Statkraft Renouvelables Sasu është një shoqëri aksionare e thjeshtuar, e themeluar sipas legjislacionit francez, me objekt aktiviteti projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e centraleve të energjisë elektrike, marrjen e angazhimeve financiare ose materialeve në tregtimin e energjisë dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me to etj,

Blerësit janë pjesë e Grupit Statkraft. Grupi Statkraft është prezent në Shqipëri përmes dy filialeve të saj, Statkraft Renewables Albania SHPK  dhe Devolli Hydropower SHA, të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Pala shitëse:

Shitësi 1: Breeze Two Energy GmbH & Co.KG është një partneritet i kufizuar, i themeluar sipas legjislacionit gjerman.

Shitësi 2: Breeze Two GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti: menaxhimin e aseteve nën zotërim.

Shoqëritë Target:

Target 1: Statkraft Windenergie GmbH & Co.KG është një partneritet i kufizuar, i themeluar sipas legjislacionit gjerman.

Target 2: Eoliennes Suroit SNC (Shoqëria e Projektit Francez) është një partneritet, i themeluar sipas legjislacionit francez.

Shoqëritë target nuk janë prezente dhe nuk gjenerojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content