Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 559 prot., i AK, datë 17.06.2026, “Autorizim i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të plotë, në mënyrë të tërthortë, në shoqërinë Beralb SH.A nëpërmjet transferimit të 50% të aksioneve të shoqërisë Nesko Metal Sanayi Ve Ticaret AS, nga shoqëritë Jiangxi Copper Company Limited, Bejing Metal Challenge Global Trading Co.LTD dhe CRM International (Bejing) Co.LTD te shoqëria Ekin Maden Ticaret ve Sanayi AS”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar të blerjes së aksioneve tek shoqëria target Nesko Metal Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi nga shoqëria blerëse Ekin Maden Ticaret ve Sanayi Anonim Şirketi.
Referuar “Marrëveshje për Shitblerjen e Aksioneve”, palët në marrëveshje janë:
Blerësi: Ekin Maden Ticaret ve Sanayi Anonim Şirketi është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit turk. Kjo shoqëri është një nga kompanitë lider në sektorin e metaleve dhe mineraleve në Turqi.
Ekin Maden Ticaret ve Sanayi Anonim Şirketi nuk ka asnjë filial të regjistruar në Shqipëri, por ka realizuar xhiro.
Shitësit: JIANGXI COPPER INTERNATIONAL İSTAMBUL MADENCİLİK YATIRIMLARI ANONİM ŞİRKETİ, CRM International (Beijing) Co., Ltd. dhe Beijing Metal Challenge Global Trading Co., Ltd. janë shoqëri të themeluara në Republikën Popullore të Kinës.
Shoqëria target: Nesko Metal Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Turqisë. Qëllimi i shoqërisë është prodhimi, tregtia me shumicë, importi, eksporti i çdo lloj minerali dhe metali, minerali dhe koncentrati mineralesh, pjesëmarrja në tendera brenda dhe jashtë vendit etj.
Nesko Metal Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi zotëron plotësisht në Shqipëri shoqërinë BERALB SHA, shoqëri aksionare e themeluar sipas legjislacionit shqiptar.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
