Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërive Jerusalem Holding S.A., Central Eolica Baqueirao I S.A. dhe Central Eolica Baqueirao II S.A. nga shoqëria Statkraft Energias Renovaveis S.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 498, datë 08.09.2023 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar të blerjes së aksioneve të shoqërive Jerusalem Holding S.A., Central Eolica Baqueirao I S.A. dhe Central Eolica Baqueirao II S.A. nga shoqëria Statkraft Energias Renovaveis S.A.

Referuar “Marrëveshje për Shitjen dhe Blerjen e Aksioneve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Statkraft Energias Renovaveis S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas ligjeve të Brazilit, me objekt aktiviteti: pjesëmarrja në shoqëri të tjera në fushat e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme, transmetimit të energjisë elektrike, funksionimit dhe mirëmbajtjes së impianteve të prodhimit të energjisë elektrike; ofrimin e shërbimeve konsulente etj.

Statkraft Energias Renovaveis S.A. zotërohet nga Statkraft AS, shoqëria mëmë e disa filialeve të Grupit Statkraft.

Grupi Statkraft është prezent në Shqipëri përmes dy filialeve të tij, Statkraft Renewables Albania SHPK dhe Devolli Hydropower SH.A., të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Pala shitëse: EDP Renovaveis Brasil S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit të Brazilit,  si një shoqëri holding për institucionet jofinanciare.

Shoqëritë Target:

Target 1: Jerusalem Holding S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit të Brazilit, e cila operon si shoqëri holding e institucioneve jofinanciare.

Target 2: Central Eolica Boqueirao I S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit të Brazilit, me objekt aktiviteti prodhimin e energjisë nga era.

Target 3: Central Eolica Boqueirao II S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit të Brazilit, me objekt aktiviteti prodhimin e energjisë nga era.

Shoqëritë Target nuk kanë prezencë ligjore dhe nuk realizojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.