Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 233 prot., i AK, datë 19.02.2025, “Formulari i Thjeshtuar i Njoftimit të Përqendrim”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e blerjes së kuotave të shoqërisë WHITE ROADS HOTEL SHPK nga Z. Aleksandër Frangaj.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Pala blerëse: Aleksandër Frangaj shtetas shqiptar, i cili zotëron kuotave në shoqëritë që operojnë në tregje të ndryshme si: tregu i mediave televizive dhe radiofonike, tregu i investimeve, dhënie – marrje me qira pasuri të luajtshme dhe paluajtshme, organizimi i aktiviteteve kulturore etj.
Pala Shitëse: GJIKURIA SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Ndërtim, montim dhe rikonstruksion i objekteve dhe veprave të çfarëdollojshme, industriale, turistike, civile. Asfaltim rrugësh, punime bonifikimi. Prodhim i materialeve të ndërtimit, si dhe transport i tyre etj.
Shoqëria Target: WHITE ROADS HOTEL SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Projektimi, ndërtimi, vënia në shfrytëzim, administrimi dhe operimi i strukturave hoteliere dhe/ ose objekteve turistike sezonale, administrimi i tij/tyre dhe ofrimi i shërbimeve të hoteleri-turizmit në këtë zonë, përfshirë edhe çdo veprimtari tjetër plotësuese, që lidhet direkt ose indirekt me veprimtarinë e sipërpërmendur etj.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.