Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë STEFANI & CO SHA nga shoqëria Eurolab Internacional Grup SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 743 prot., i AK, datë 11.11. 2024, “Njoftimi Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e blerjes së aksioneve të shoqërisë STEFANI & CO SHA nga shoqëria Eurolab Internacional Grup SHPK.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Eurolab Internacional Grup SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar. Objekti i aktivitetit të shoqërisë përfshin operacione dhe transaksione të çdo lloji lidhur me importin, eksportin, tranzitim dhe tregtimin e mallrave të ndryshme industriale dhe ushqimore të gatshme, gjysmë të gatshme apo si lëndë të parë, pajisje e makineri e pjesë këmbimi, karburant. e lubrifikante me pakicë e shumicë; veprimtari në fushën e peshkimit dhe të akuakulturës. Rritja e peshkut, zënia, tregtimi dhe i prodhimeve të tjera të detit etj.

Palët shitëse: Zj. Evgjeni Pinguli, Zj. Evgjeni Pinguli, Zj. Elona Pinguli, Zj. Flora Pinguli, Z. Kujtim Këllëzi, Z. Mihal Panteqi dhe Z. Stefan Pinguli shtetas shqiptar.

Shoqëria target: STEFANI & CO SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti prodhimin e tregtimin me shumicë e pakicë të artikullit të birrës e pijeve alkoolike e joalkoolike, ujit mineral natyral dhe ujit natyral me gaz karbonik të shtuar; import-eksport, tregtim të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimor; Bar-Bufe, restorant, hoteleri; veprimtari të ndryshme në fushën e botimeve, reklamës dhe shërbimit të komisionerisë etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content