Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SHA nga shoqëria SIGAL BUSINESS CENTER SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 832 prot. i AK, datë 17.12.2024  “Dërgohet formulari për njoftimin e përqendrimit dhe dhënien e autorizimit”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e shitjes së 90% të kuotës që shoqëria UNIQA Osterreich Versicherungen AG zotëron në shoqërinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SHA.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: SIGAL BUSINESS CENTER SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt të veprimtarisë së saj investimin e kapitalit dhe të burimeve të tjera financiare, për blerje të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme dhe në vazhdim të aktiviteteve të saj, shitja e tyre, dhënia me qira e pasurive; zhvillimi dhe kryerja e aktiviteteve të shërbimeve, kërkimeve, konsulencës, projekteve dhe studimeve të të gjitha llojeve; import-eksport dhe tregtim të të gjitha llojeve të mallrave; etj.

Pala shitëse: UNIQA Osterreich Versicherungen AG është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit austriak, e cila është një kompani austriake e sigurimeve.

Shoqëria Target: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj sigurimin ndaj dëmeve dhe risigurimet, në përputhje me ligjin “Për veprimtaritë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime” si dhe çdo objekt tjetër të lejuar nga legjislacioni dhe që nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e sigurimeve. Shoqëria nuk do të ushtrojnë veprimtari në lidhje me sigurimin e jetës.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content