Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë HeliControl Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria 4iG Űr és Védelmi Technológiák Zártkörűen Működő Részvénytársaság. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 73 prot., i AK, datë 23.01.2026, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të shoqërisë HeliControl Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria 4iG Űr és Védelmi Technológiák Zártkörűen Működő Részvénytársaság, nëpërmjet blerjes së 63% kapitalit aksionar në shoqërinë target.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: 4iG SDT është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, aktive në sektorin e mbrojtjes dhe të teknologjisë së lartë, duke u fokusuar në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve mbrojtëse, teknologjive ushtarake dhe zgjidhjeve për teknologjinë hapësinore.

Kjo shoqëri është pjesë e grupit 4iG. Grupi 4iG është prezent në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë ONE ALBANIA SHA.

Blerësi 2: MNS AERO Zrt. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, me objekt aktiviteti menaxhimi i aseteve ( shoqëri holding).

MNS AERO Zrt. nuk është prezente dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Shitësi : Wollemia Trust Kft. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë.

Target: HeliControl Kft. është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit hungarez, ofrues i shërbimeve të mirëmbajtjes, riparimit dhe remontit të helikopterëve.

Target nuk është aktiv në asnjë treg në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content