Rasti: Përftimi i kontrollit, të shoqërisë ABO Wind WP Flechtdorf GmbH &Co. KG nga shoqëria SK Wind GmbH &Co. KG.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 512 prot., datë 14.09.2023 “Njoftim përqendrimi përfundimtar dhe kërkesë për autorizim përqendrimi”, nëpërmjet të cilës u njoftua transaksioni i përftimit të kontrollit të shoqërisë ABO Wind WP Flechtdorf GmbH & Co. KG nga SK Wind GmbH & Co. KG.

Referuar “Marrëveshjes për blerjen dhe transferimin e aksioneve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: SK Wind GmbH & Co. KG është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Gjermanisë. Shoqëria është aktive në menaxhimi i aseteve dhe të gjitha aktiviteteve që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me to, në veçanti me funksionimin e fermave të erës në Gjermani dhe Francë.

Shoqëria SK Wind GmbH & Co. KG zotërohet 100% nga Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH dhe kjo e fundit zotërohet nga shoqëria Statkraft Germany GmbH, pjesë e Statkraft Group.

Grupi Statkraft është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet filialeve Statkraft Renewables Albania SHPK dhe Devoll Hydropower SHA.

Pala shitëse: ABO Wind Aktiengesellschaft është një shoqëri publike, e regjistruar sipas ligjeve të Gjermanisë. Objekti i shoqërisë është fillimi, konsultimi, planifikimi, zhvillimi, funksionimi dhe menaxhimi në lidhje me projektet që kontribuojnë në një furnizim miqësor me mjedisin, veçanërisht përdorimin e energjisë së erës, tregtimin e impianteve të prodhimit të energjisë dhe vendndodhjet për impiantet e prodhimit të energjisë.

Shoqëria Target: ABO Wind WP Flechtdorf GmbH & Co. KG është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Gjermanisë. Objektivi kryesor i shoqërisë është planifikimi, ndërtimi dhe funksionimi i turbinave të reja me erë.

Shoqëria target nuk ka prezencë ligjore dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 pika 1 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.