Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë MAK Mecsek Autópálya Koncessziós Zártkörűen Működő Részvénytársaság nga shoqëritë STRABAG AG dhe Aberdeen Infrastructure (Holdco) V-A B.V. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 497 prot., i AK, datë 21.05.2026, “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë MAK Mecsek Autópálya Koncessziós Zártkörűen Működő Részvénytársaság nga shoqëritë STRABAG AG dhe Aberdeen Infrastructure (Holdco) V-A B.V. 

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi:

STRABAG AG është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Austrisë, me objekt aktiviteti: ndërtimi industrial, ndërtimi i rrugëve dhe tuneleve, ndërtimi i urave, hidrocentraleve dhe veprave të tjera inxhinierike civile, ndërtim rezidencash dhe banesash, si dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshmne dhe realizimi i projekteve të biznesit.

STRABAG AG është pjesë e Grupit Strabag, i cili është prezent në Shqipëri nëpërmjet Degës së shoqërisë së huaj “STRABAG AG” dhe STRABAG SHPK.

Aberdeen Infrastructure (Holdco) V-A.B.V është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Holandës, me objekt aktivitet i shoqërive holding.

Aberdeen Infrastructure (Holdco) V-A.B.V është pjesë e Aberdeen Group, një grup ndërkombëtar i shërbimeve financiare dhe menaxhimit të aseteve.

Aberdeen Group nuk është prezent dhe nuk gjeneron të ardhura në Shqipëri.

Shitësi: COLAS S.A. është një shoqëri anonime franceze, e themeluar dhe që operon sipas ligjeve të Francës.

Shoqëria target: MAK Mecsek Autópálya Koncessziós Zártkörűen Működő Részvénytársaság është një shoqëri koncesionare për qëllime të veçanta, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë. Aktivitetet e saj kufizohen në menaxhimin e zonës së saj të koncesionit në Hungari.

Target nuk ka filiale dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content