Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.749 prot., i AK, datë 29.12.2023, “Njoftim Përqendrimi”, ku jemi njoftuar lidhur me blerjen e synuar nga shoqëria Terna Forward S.r.l. të rreth 1/3 të kapitalit aksionar të shoqërisë WE SII S.r.l..
Referuar dokumenteve të nënshkruara, palët janë:
– Terna Forward S.r.l., është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit italian, në pronësi të plotë të Terna-Rete Elettrica Nazionale Società per Azioni dhe ka për objekt, inter alia, blerjen menaxhimin dhe vlerësimin e investimeve të kapitalit në ndërmarrjet fillestare dhe SME-të inovative, edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në fondet e kapitalit sipërmarrës.
Terna Group nuk ka filiale apo degë biznesi në Shqipëri.
– DXT Commodities SA është një shoqëri aksionare e regjistruar sipas legjislacionit. DXT Commodities SA, është e specializuar në tregtimin e mallrave të energjisë. Objekti i shoqërisë është blerja dhe shitja në të gjithë botën, për llogari të saj dhe të shoqërive të tjera të Grupit të cilit i përket, të mallrave, duke përfshirë gazin, energjinë elektrike dhe produkte të tjera që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë karburantet, si dhe mallra të tjera që nuk lidhen me sektorin e energjisë, etj.
DXT Commodities SA kontrollohet indirekt nga Duferco Participations Holding S.A, që operon kryesisht në sektorin e gazit dhe të ektricitetit dhe zotëron Grupin Duferco, një grup ndërkombëtar që operon kryesisht në sektorin e çelikut dhe përgjatë viteve ka zhvilluar biznese në sektorë të tillë si energjia, logjistika, transporti dhe mjedisi.
Grupi Duferco është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet: Duferco Pobreg SHPK, Energy Plus SHPK, HEC – I Kabash Porocan SHPK, Duferco Albania SHPK dhe Duferco Shqipëria SHPK.
–Z.Mauro Migliazzi është person fizik me shtetësi italiane dhe një nga themeluesit e shoqërisë target.
Shoqëria target: WE SII S.r.l. është një është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit Italian. WE SII S.r.l. operon në treg si një SME inovative e specializuar në ofrimin e shërbimeve avantgard të inspektimit multispektral për një gamë të gjerë shoqërish, duke përdorur teknologjitë e sensorit në distancë me përdorimin e mjeteve ajrore pa pipot(dronë), avionëve dhe/ose nëpërmjet satelitëve dhe inteligjencës artificiale.
WE SII S.r.l., nuk ka filiale apo degë biznesi në Shqipëri dhe as ka gjeneruar të ardhura gjatë vitit 2022.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.