Rasti: Përftim kontrolli National Bank of Greece S.A – Eurobank Ergasias S.A

Në datën 5 Nëntor 2012 Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të ofertës së tenderit të shpallur nga National Bank of Greece S.A (‘NBG’) për të gjitha aksionet e përbashkëta të regjistruara të Eurobank Ergasias S.A më datë 5 Tetor 2012, me objekt përftimin nga National Bank of Greece S.A të kontrollit të Eurobank Ergasias S.A nëpërmjet përftimit të masës prej 75% të kapitalit aksionar në këtë të fundit. Njoftimi është bërë për xhirot vjetore të Banka NBG Albania Sh.a (e zotëruar nga NBG).

Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse:

– National Bank of Greece S.A: është një insitucion finanaciar i listuar në bursën e New York-ut dhe të Athinës, i cili ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh finanaciare të integruara duke përfshirë shërbime bankare për individë, për koorporata, investime etj;

– Eurobank Ergasias S.A: është një insitucion krediti i listuar në bursën e Athinës, e cila ofron shërbime dhe produkte finanaciare dhe bankare, duke përfshirë shërbime bankare për individë, për koorporata, shërbime bankare të investimit etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b) dhe 12, pika 1 të Ligjit.

Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (nr 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr “Sami Frashëri”, Nr 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al
njoftim_per_shtyp_NBG-EUROBANK

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.