Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 21.06.2024, mori në shqyrtim rastin e përqendrimit të propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të drejtpërdrejtë të shoqërisë Ancala Topco Limited dhe indirekt përftimit të 50% të kapitalit aksionar të shoqërisë Dragon LNG  Limited, nga shoqëria VTTI ENERGY UK LTD.

Transaksioni i propozuar nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1088, datë 21.06.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të drejtpërdrejtë të shoqërisë Ancala Topco Limited dhe indirekt përftimit të 50% të kapitalit aksionar të shoqërisë Dragon LNG  Limited, nga shoqëria VTTI ENERGY UK LTD.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

 

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.