Rastet: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëria Evita SHPK dhe Z. Ben Petani, Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëritë Evita SHPK, FARMACOM SHPK dhe Z. Ben Petani dhe Përftimi i kontrollit të shoqërisë DELTA Med SHPK, nga shoqëria PHARMA ONE SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 125/16 prot., datë 06.09.2024 “Kthim Përgjigje”, shkresa nr. 125/17 prot., datë 30.09.2024, shkresa nr. 125/18 prot., datë 30.09.2024 dhe shkresa nr. 125/19 prot., datë 30.09.2024 “Formulari i thjeshtuar i njoftimit të përqendrimeve”, me të cilat jemi njoftuar në lidhje me (i) përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëria Evita SHPK dhe Z. Ben Petani, (ii) përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëritë Evita SHPK, FARMACOM SHPK dhe Z. Ben Petani dhe  (iii) përftimin e kontrollit të shoqërisë DELTA Med SHPK, nga shoqëria PHARMA ONE SHPK.

Transaksioni i I Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëria Evita SHPK dhe z. Ben Petani.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Blerësi: Evita SHPK, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti: Import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike, kozmetike, bimëve medicinale, instrumentave dhe pajisjeve shëndetësore dhe medicinale, sanitare, shtesa ushqimore dhe dietike. Import, eksport, tregtim me shumicë, montim dhe riparim i aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, impianteve dhe aksesorëve të tyre etj.

Shitësi: Z. B.P, shtetas shqiptar.

Shoqëria target: PHARMA ONE SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti:  Angazhuar në fushën e tregtisë ku do të kryejë tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe artikujve farmaceutikë, lëndëve të para, aksesorë, para farmaceutike, tregtimin dhe import-eksportin e mallrave të ndryshme si pajisje mjekësore industriale e artikujve të ndryshme, elektrike, mekanike, elektronike, cigare të të gjitha llojeve, industriale, ushqimore, të ndërtimit, të mediave, të mjeteve kryesore dhe ndihmëse të prodhimit, të makinerive, të metaleve ferroze dhe joferroze, të lëndës drusore, të lëndëve të para dhe të përpunuara për procesin e prodhimit, tregtimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, shitblerjen e tokës, tregtimin e mallrave të gatshëm e gjysmë të gatshëm, etj.

Transaksioni i IIPërftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë PHARMA ONE SHPK, nga shoqëritë Evita SHPK, FARMACOM SHPK dhe z. Ben Petani.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Blerësi: FARMACOM SHPK, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti: Mjekësorë, import, eksport, tregëtim me shumicë e pakicë, montim e riparim i aparaturave laboratorike mjekësore, etj. Invenstime, shërbime e projekte në fushën e mjekësisë e laboratorëve mjekësorë. Ndërmarja e nismave, veprimeve, aktiviteteve e pjesmarrjes në iniciativa të ndryshme konçesionare, privatizimi apo tenderimi. Gjithashtu, shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër plotësues dhe ndihmës që ka si qëllim ofrimin e çdo shërbimi tjetër, në rast se rezultojnë të dobishme dhe/ose të nevojshme për përmbushjen e objektit kryesorë, si dhe çdo aktivitet tjetër që konsiderohet fitimprurës dhe në interes të shoqërisë pa u kufizuar në objektin e mësipërm te veprimtarisë.

Shitësi 1: Z. Ben Petani është shtetas shqiptar.

Shitësi 2: Evita SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike, kozmetike, bimëve medicinale, instrumentave dhe pajisjeve shëndetësore dhe medicinale, sanitare, shtesa ushqimore dhe dietike. Import, eksport, tregtim me shumicë, montim dhe riparim i aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, impianteve dhe aksesorëve të tyre etj.

Shoqëria Target: PHARMA ONE SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti:  Angazhuar në fushën e tregtisë ku do të kryejë tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe artikujve farmaceutikë, lëndëve të para, aksesorë, para farmaceutike, tregtimin dhe import-eksportin e mallrave të ndryshme si pajisje mjekësore industriale e artikujve të ndryshme, elektrike, mekanike, elektronike, cigare të të gjitha llojeve, industriale, ushqimore, të ndërtimit, të mediave, të mjeteve kryesore dhe ndihmëse të prodhimit, të makinerive, të metaleve ferroze dhe joferroze, të lëndës drusore, të lëndëve të para dhe të përpunuara për procesin e prodhimit, tregtimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, shitblerjen e tokës, tregtimin e mallrave të gatshëm e gjysmë të gatshëm, etj.

Transaksioni i IIIPërftimi i kontrollit të shoqërisë DELTA Med SHPK, nga shoqëria PHARMA ONE SHPK.

Blerësi: PHARMA ONE SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti:  Angazhuar në fushën e tregtisë ku do të kryejë tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe artikujve farmaceutikë, lëndëve të para, aksesorë, para farmaceutike, tregtimin dhe import-eksportin e mallrave të ndryshme si pajisje mjekësore industriale e artikujve të ndryshme, elektrike, mekanike, elektronike, cigare të të gjitha llojeve, industriale, ushqimore, të ndërtimit, të mediave, të mjeteve kryesore dhe ndihmëse të prodhimit, të makinerive, të metaleve ferroze dhe joferroze, të lëndës drusore, të lëndëve të para dhe të përpunuara për procesin e prodhimit, tregtimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, shitblerjen e tokës, tregtimin e mallrave të gatshëm e gjysmë të gatshëm, etj.

Shitësi 1: Eduard Curraj është shtetas shqiptar.

Shitësi 2: Dorian Sadiku është shtetas shqiptar.

Shoqëria Target: Shoqëria DELTA Med SHPK është një shoqëri më përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Tregtim të artikujve farmaceutikë dhe kozmetikë, si dhe çdo aktivitet tjetër të lejuar nga ligji. Distributor dhe shpërndarës i barnave dhe medikamenteve mjekësore. Import, eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë të barnave dhe medikamenteve mjekësore, barnave popullore, pajisjeve dhe aparaturave mjekësore, mjeteve dhe materialeve ndihmëse mjekësore. Import, eksport tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm kozmetike. Import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industriale, elektroshtëpiake, elektrike e elektronike, pajisjeve informatike, artikuj kinkalerie, bizhuteri, suvenire, artikuj mobilerie, prodhim dhe tregtim artikuj duralumini, pajisjeve të kondicionimit dhe ajrimit e aksesorëve të tyre. Import eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, pjesëve të këmbimit për automjete, tregtim me pakicë të karburanteve dhe vajra lubrifikante.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.