Pyetësor për tregun e Farërave, Fidanëve, Plehrave Kimike dhe Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve

Autoriteti i Konkurrencës, në funksion te qëllimit të tij dhe në zbatim te nenit 34 te Ligjit 9121 datë 28.07.2003  “Për mbrojtjen e konkurrencës”, po kryen një studim ne tregun e farërave, fidanëve, plehrave kimike dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Qëllimi i këtij studimi është që të identifikojë nivelin e konkurrencës dhe specifikat e tij. Për këtë arsye është menduar të aplikohet një pyetësorë me fermerë dhe eksperte ne fushën e bujqësisë, të cilët janë përdorues të këtyre tregjeve.

Për realizimin e studimit është bashkëpunuar me ekspertet e Drejtorive Rajonale te Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorëve  ne rrethet Tirane, Durrës, Lezhe, Shkodër dhe Fier.

Në mënyrë që merret mendimi i bizneseve qe veprojnë në këtë fushë, Autoriteti i Konkurrencës ka përgatitur një  Pyetësor  i cili i drejtohet

1.          fermerëve që prodhojnë fidanë në bimët e arrave, pemëtari, vreshtari, ullishte, agrume;
2.          fermerëve që zotërojnë pemëtore, vreshta ullishte dhe tregtojnë fruta të pemëve frutore;
3.          fermerëve që zotërojnë ose jo serra dhe kultivojnë bimët e fushës.

Për plotësimin e pyetësorit, ju lutemi klikoni ne linkun ne vijim duke ju përgjigjur pyetjeve përkatëse.
Linku do te jete aktiv deri ne 31 janar 2013. Ky pyetësor mund te konsumoje vetëm 10 minuta nga koha juaj dhe linkun mund t’jua shpërndani individëve te tjerë te interesuar.

Ne përfundim te plotësimit do t’ju paraqitet një mesazh konfirmimi se bashku me falënderimet tona.

Për të plotësuar pyetësorin klikoni në këtë Link:
https://docs.google.com/spreadsheet/viewform?formkey=dHJLcndXa2R5Snk1ZU11Ykw4YW5QWnc6MQ#gid=0

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.