Platforma e Partneritetit të Integrimit Evropian

Thirrje për shprehje interesi për pjesmarrje në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit të Kapitullit 8 – Politika e Konkurrencës.

Tryeza e Diskutimit dhe Këshillimit – Autoriteti i Konkurrencës

Cfarë është Platforma e Partneriteti për Integrimin Evropian

Në kuadër të proçesit të integrimit evropian, përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumentave strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje cilësore dhe konsultime intensive me të gjithë aktorët e shoqërisë. Në këtë kuadër është parashikuar dhe ngritja e 33 tryezave të diskutimit dhe konsultimit të cilat korrespondojnë me 33 kapitujt e Acquis që do të negociohen si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian.

Në kuadër të këtyre tryezave, realizohet komunikimi dhe këshillimi mbi proçesin e integrimit evropian mes Autoritetit të Konkurrencës, si lider dhe koordinator i kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës, dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilat kanë një interes të veçantë në fushat që mbulohen nga ky kapitull.

Si funksionon PPIE

Sipas Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit per Integrimin Evropian”, qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë, të shqyrtojë dhe ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar institucioneve, Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse në proçesin e Integrimit Evropian, për çështjet e fushat specifike që trajtojnë. Tryezat këshillohen në lidhje me programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

https://caa.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/Urdhri-i-Kryeministrit-nr.113-date-30.08.2019.pdf

Kush mund të aplikojë

Sipas Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit per Integrimin Evropian”, anëtarët e këtyre tryezave mund të jenë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medias dhe të grupeve të interesit.

Si kryhet aplikimi?

Aplikimi kryhet përmes dorëzimit të një letre interesi ku shprehet qartë lidhja dhe interesi për fushat e caktuara si dhe jetëshkrimi i personit apo grupimit që përfaqëson, duke sqaruar për ekspertizën dhe interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në “Tryezën e Diskutimit Politikat e Konkurrencës”  për kapitullin 8 “Politikat e Konkurrencës”

Letra e interesit dhe jetëshkrimi sipas formatit të mëposhtëm, do të dërgohen në adresën e-mail: competition@caa.gov.al

https://caa.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/CV-and-Expression-of-Interest.pdf

Afati për aplikim: 10.03.2025.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.