Përftimi i kontrollit të disa aseteve të shoqërive të caktuara të Grupit Auto-Holding Dresden nga shoqëria VGRDD GmbH.

Rasti: Përftimi i kontrollit të disa aseteve të shoqërive të caktuara të Grupit Auto-Holding Dresden nga shoqëria VGRDD GmbH.
Pranë Autoritetit të Konkurrencës është njoftuar transaksioni i blerjes së disa aseteve të shoqërive të caktuara të Grupit Auto-Holding Dresden nga shoqëria VGRD GmbH, nëpërmjet një SPV të krijuar me emrin VGRDD GmbH.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në marrëveshje janë:
Pala blerëse: VGRDD GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti tregtimin e pjesëve motorike, aksesorëve, funksionimin e dyqaneve të riparimit, marrjen me qera të automjeteve dhe mirëmbajtjen e tyre.
VGRD GmbH është pjesë e Grupit Volkswagen. Grupi Volkswagen operon në Shqipëri përmes shoqërive të zotëruar indirekt prej tij: Porsche Albania SHPK dhe Porsche Leasing SHPK.

Pala shitëse: Shitësit janë 2 persona fizikë, shtetas të huaj, aksionarë të shoqërive Auto-Holding Dresden GmbH dhe Auto-Holding Dresden Service GmbH dhe 9 shoqëri të huaja, të regjistruara në shtetin gjerman dhe pjesë e Grupit Auto-Holding Dresden.
Aktivitetet e Target konsistojnë në disa asete të shoqërive të Grupit Auto-Holding Dresden, të cilat përfshijnë aktivitetin e shpërndarjes me pakicë të automjeteve për pasagjerë, automjeteve tregtare, pjesë këmbimi si dhe shërbime mirëmbajtje dhe riparime, në zonën e Dresden, Gjermani.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_per_shtyp_VGRDD_GmbH-_Asetet_e_Grupit_Auto-Holding_Dresden

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.