Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:

Nga monitorimi i zbatimit të vendimit nr. 680, datë 14.02.2020, “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, vihet re se operatorët:

•   Vodafone Albania
•   Telekom Albania
•   Albtelecom

kanë ndërprerë aplikimin e paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë.

Sjellim në vëmendje se në pikën II të vendimit nr. 680, datë 14.02.2019 thuhet:

“Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore”.

Vendimet e plota mund t’i gjeni duke klikuar linkun.

Vendim nr. 679, datë 14.02.2020
Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-679-date-14-02-2020/

Vendimi Nr. 680, Datë 14.02.2020
Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-680-date-14-02-2020/

 

Njoftim_per_shtyp_permbushja_e_masave_2

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content