Njoftime për shtyp

Në kuadër të procesit të integrimit Evropian të vendit, në datat 6, 7 dhe 8 Mars 2023, u zhvillua në Bruksel, takimi “Bilateral Screening”, në të cilin Autoriteti i Konkurrencës (AK) – si lider i Kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës”, u përfaqesua nga Kryetari i AK, Z. Denar Biba dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.
Gjatë tre ditëve tepër intensive, takimi pati në fokus prezantimet e përfaqësuesve të AK, për Kuadrin Ligjor dhe Institucional të Kapitullit të 8 “Politika e Konkurrencës”; Rregullat Antitrust – Marrëveshjet e Ndaluara, Pozita Dominuese; Kontrolli i Përqendrimeve dhe prezantim i rasteve konkrete të zbatimit të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.
Drejtuesit e takimit, pjesë e Komisionit European, paraqitën një sërë pyetjesh të cilat morën përgjigje konkrete dhe me profesionalizëm nga përfaqësuesit e AK, duke përcjellë një përfaqësim tepër korrekt dhe dinjitoz në këtë takim të rëndësishëm.
Me kënaqësi ndajmë me publikun konstatimin përfundimtar të drejtuesit të njësisë së Komisionit Europian, Z. Marc Jorna se, “Po të ishte për Autoritetin e Konkurrencës, nëse dita e aderimit do të ishte nesër, ju jeni gati të [na] bashkoheni”.
Autoriteti i Konkurrencës si lider dhe koordinator i Kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës” do të vazhdojë rolin e tij si një institucion i pavarur për të siguruar konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në funksion të procesit të antarësimit dhe përafrimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor me aquis të Bashkimit Evropian.

Njoftim_per_Shtyp_1

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.