Njoftime për shtyp

Në datat 29-31 Mars 2023, u mbajt në Washington DC, SHBA, Takimi i 71-të “Pranveror” mbi Legjislacionin Antitrust, i organizuar nga Shoqata Amerikane e Avokatëve (ABA).

Me ftesë të ABA, në këtë aktivitet, Autoriteti i Konkurrencës u përfaqësua nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Denar Biba.

Ndërmjet takimeve të ndryshme të zhvilluara gjatë këtij aktiviteti me rëndësi të posaçme ishte pritja e kryetarëve të autoriteteve të konkurrencës prezentë në Departatmentin e Drejtësisë, nga Kreu i Komisionit Federal të Tregtisë, znj. Lina Khan dhe Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, z. Jonathan Kanten.

Temat e diskutuara në këtë konference mbuluan çështje që kishin lidhje me tregjet e reja dhe digjitale, struktura e kushteve dhe detyrimeve në industritë dinamike, marrëveshjet në oferta në procedurat e prokurimit publik, etj.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të agjencive të konkurrencës nga 30 vende të ndryshme, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të agjencive publike, komunitetit akademik dhe sektorit të biznesit.

Njoftim_per_shtyp_11

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content