Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 07.04.2023, mori në shqyrtim tre njoftime përqendrimi.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Eagle Hills Real Estate Development SHPK dhe Albanian Seaports Development Company SHA.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Njësisë së Biznesit “Mobility Service Platform” nga shoqëria CARIAD SE.
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes së kuotave të shoqërisë Khidrat Renewable Energy Private Limited nga shoqëria Sourya Manthan Renewable Energy Private Limited.

Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 971, datë 07.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Eagle Hills Real Estate Development SHPK dhe Albanian Seaports Development Company SHA; me Vendimin nr. 972, datë 07.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Njësisë së Biznesit “Mobility Service Platform” nga shoqëria CARIAD SE; dhe me Vendimin nr. 973, datë 07.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së kuotave të shoqërisë Khidrat Renewable Energy Private Limited nga shoqëria Sourya Manthan Renewable Energy Private Limited.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës https://caa.gov.al.

 

njoftim_per_shtyp_dt._07.04.2023_1

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content