Njoftime për shtyp

Në kuadër të promovimit të kulturës së konkurrencës, mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe për të luftuar në mënyrë efektive marrëveshjet në oferta në procedurat e prokurimit publik, Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi sot, më datë 20 dhjetor, në ambientet e Rogner Hotel Tirana, tryezën e rrumbullakët me biznesin “Korniza legjislative për një rol më aktiv të Autoritetit të Konkurrencës në procedurat e prokurimit publik”.

Në fjalën e tij Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba prezantoi për të ftuarit specifikat kryesore të legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës, nevojën për një rol të ri akoma dhe më proaktiv të AK në funksion të kontrollit, zbulimit dhe ndëshkimit të marrëveshjeve të ndaluara në prokurimin publik, ndryshimet ligjore lidhur me marrëveshjet në oferta si dhe raste konkrete nga veprimtaria e Autoritetit lidhur me hetime të mëparëshme në tregun e prokurimeve publike.

Takimi u përshëndet nga Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, i cili në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin e AK për mirëfunksionimin e tregut për sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg për përmirësimin e procedurave të prokurimit publik.
Si pjesëmarrëse në këtë organizim Znj. Reida Kashta, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik në fjalën e saj prezantoi Udhërrëfyesin e Përbashkët, “Prokurimi Publik dhe Mbrojtja e Konkurrencës, Integriteti i Procesit të Prokurimeve Publike”, një material ky i hartuar me eksperiencën më të mirë të stafeve përkatëse i cili u nënshkrua nga Kryetari i AK, Z. Biba dhe Znj. Kashta, Drejtore e APP, për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, me synim identifikimin e mënyrave dhe mjeteve për të adresuar rastet e marrëveshjeve të ndaluara në ofertat publike, rritjen e ndërgjegjësimit për minimizimin e praktikave antikonkurruese të fshehta në tregjet e prokurimit, marrjen e nismave të përbashkëta për të përmirësuar njohuritë e përfaqësuesve të Autoriteteve Kontraktore etj.

Aktivitetin e përshendetën dhe Z. Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Pubike dhe Z. Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Aktiviteti_date_20_dhjetor_2022_rogner

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.