Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 31.01.2023, mori në shqyrtim katër njoftime përqendrimi të realizuar në tregun ndërkombëtar.
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vum, a.s. nga shoqëria Elkem Carbon AS.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë CARIAD Estonia AS dhe Horizon Together Holding Ltd.
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërive Bore Array Limited dhe North Irish Sea Array Windfarm Limited nga Grupi Copenhagen Infrastructure Partners dhe Statkraft Ireland Limited.
4. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vodafone Magyarország Távközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság nga shoqëria “ANTENNA HUNGÁRIA” Magyar Műsorszóró és Rádióhírközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 955, datë 31.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vum, a.s. nga shoqëria Elkem Carbon AS; me Vendimin nr. 956, datë 31.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë CARIAD Estonia AS dhe Horizon Together Holding Ltd; me Vendimin nr. 957, datë 31.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërive Bore Array Limited dhe North Irish Sea Array Windfarm Limited nga Grupi Copenhagen Infrastructure Partners dhe Statkraft Ireland Limited; dhe me Vendimin nr. 958, datë 31.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vodafone Magyarország Távközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság nga shoqëria “ANTENNA HUNGÁRIA” Magyar Műsorszóró és Rádióhírközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság.
Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.