Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 16.01.2024, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi:

  1. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë FAB INVEST SHPK nga shoqëria INSIG JETE SH.A.

Nga analiza e konkurrencës rezultoi se asnjë nga palët, të cilët operojnë në tregje të ndryshme, nuk ka një pjesë të ndjeshme tregu, duke mos sjellë shqetësime për konkurrencën në treg dhe duke mos ndikuar në përjashtimin e konkurrentëve të tjerë nga tregu.

  1. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët, nëpërmjet blerjes së aksioneve, të shoqërisë “SAV 92” nga shoqëritë Orbico d.o.o. dhe Asnova Holding.

Përqendrimi  nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 1046, datë 16.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët, nëpërmjet blerjes së aksioneve, të shoqërisë “SAV 92” nga shoqëritë Orbico d.o.o. dhe  Asnova Holding dhe me Vendimin nr. 1047, datë 16.01.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë FAB INVEST SHPK nga shoqëria INSIG JETE SH.A.

Gjithashtu, Komisioni Konkurrencës, me Vendimin nr. 1048, datë 16.01.2023 “Për dhënien e disa rekomandime Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në tregun e shërbimeve celulare lidhur me dokumentin nxjerrjen për këshillim publik të dokumentit “Analizë e tregjeve me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet e telefonisë së lëvizshme (celulare)””, vendosi t’i rekomandojë AKEP si në vijim:

  1. Në kushtet e ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e telefonisë celulare të realizojë analizën e tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme rregullatore për rregullimin e këtij tregu.
  2. Për përcaktimin e tarifave të terminimit të implementojë metodologjinë e vendeve të BE duke patur si qëllim parësor çmime të orientuara drejt kostos.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

Shkarko Vendimin Nr.1046

Shkarko Vendimin Nr.1047

Shkarko Vendimin Nr.1048

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.