Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 26.12.2023, mori në shqyrtim aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen “Ujësjellës Kanalizime Vlorë” SHA.

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit mbi aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1042, datë 26.12.2023, vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit si vijon:

  1. Tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.
  2. Miratimi i ndryshimit të tarifave, të marra në shqyrtim nga KKRR (Komisioni Kombëtar Rregullator), të jetë i publikuar në faqen zyrtare elektronike të ERRU.
  3. Të bëhen transparente në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë, UK Vlorë SHA seancat e zhvilluara të dëgjesës publike më palët e interesit për propozimin e ndryshimit të tarifave.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content